Portali i parë në qytetin e Sarandës, i dedikuar tërësisht të rinjve. Ky portal ofron një platformë të veçantë për të gjithë të rinjtë e Sarandës dhe përtej, duke i ofruar atyre një burim të vlefshëm informacioni dhe mundësish. Në të do të gjeni informacionet më të fundit rreth mundësive për arsim, punësim, aktivitete kulturore, sportive dhe sociale.
Së shpejti qyteti i Sarandës do të ketë një vend tërësisht për të rinjtë! Qendra rinore do të jetë një vend i dedikuar për të rinjtë, ku ata mund të mblidhen, të mësojnë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në një mjedis mbështetës dhe kreativ. Qendra Rinore do të ofrojë një gamë të gjerë aktivitetesh, trajnimesh dhe mundësish për të rinjtë e Sarandës, duke përfshirë: salla interneti, bibliotekë, sallë takimesh, studio podcast, mini kinema.
Qendra Rinore do të jetë një vend ku të rinjtë mund të zhvillojnë pasionet e tyre, të krijojnë lidhje të reja dhe të ndajnë ide me bashkëmoshatarët. Qëndroni të informuar për datën e hapjes dhe programin e aktiviteteve duke ndjekur portalin tonë dhe rrjetet tona sociale.
E ardhmja është e ndritur për të rinjtë e Sarandës, dhe ne mezi presim t’ju mirëpresim në Qendrën Rinore së shpejti!
Këshilli Vendor Rinor iu ofron të rinjve mundësi të jenë iniciatorë e monitorues në proceset e hartimit të politikave për të rinjtë, si dhe të kenë një kontribut të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së tyre në mjedisin ku ata jetojnë.
Forumi Tematik Rinor është themeluar në kuadër të projektit “Në Duar të Sigurta”, në Bashkinë Sarandë nga Organizata LIBURNETIK me mbështejten e Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2) është një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNDP.
Ky website u kirjua nga Organizata LIBURNETIK në partneritet me Bashkinë Sarandë në kuadër të “Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 – ReLOaD2”, i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
Informacionet e paraqitura në këtë faqe web, janë përgjegjësi e publikuesëve primarë nga janë marrë njoftimet dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Organizatës LIBURNETIK dhe Bashkisë Sarandë.